LAJMI I FUNDIT:

Ganimete Abazi shfaqet me bluzën “Liria ka emër” në Big Brother VIP Kosova

Ganimete Abazi shfaqet me bluzën “Liria ka emër” në Big Brother VIP Kosova
Foto: YouTube

Ganimete Abazi apo siç njihet për publikun, Ganja, i është bashkuar shtëpisë më të famshme të Kosovës, Big Brother VIP, të hënën (9 janar).

Ajo ishte së fundmi pjesë e emisionit “Stres pa stres”, të cilin reperi Arkimed Lushaj – Stresi e krijoi brenda.


E në një moment, krijuesja e hitit “Mirupafshim” u zgjua në këmbë dhe tregoi se ka veshur bluzën “Liria ka emër”.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja e njohur theksoi se pa çlirimtarët nuk do të ishin as ata brenda asaj shtëpie, e as duke e zhvilluar bisedën.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

“Ne jemi krenarë për këta njerëz, mos të ishin këta njerëz ne nuk do të ishim sot këtu, në këtë intervistë Stresi. Shkronjat më të arta”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç Ganës, në shtëpinë më të famshme të Kosovës të hënën hyri edhe këngëtarja Mbresa.

Deri më tani janë larguar disa emra si: Edon Shileku, Shota Baraliu, MC Beka, Gigliola Haveriku etj. /Telegrafi/