LAJMI I FUNDIT:

Gani Sejdiu largohet nga Vëllaznimi: Është momenti më i vështirë në jetën time

Gani Sejdiu largohet nga Vëllaznimi: Është momenti më i vështirë në jetën time

Vëllaznimi nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen kryesore të sezonit në barazh ndaj Ferizajt.

Skuadra gjakovare është mposhtur pas penalltive me rezultat 3-2 dhe do të luaj në edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë.


Trajneri i deritashëm i Vëllaznimit, Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqjen pasi ka thënë se nuk e ka përmbushur misionin.

“Deri këtu e kam pasur. Nuk kam pse të qëndroj, sepse nuk e kam kryer detyrën time për të cilën kam ardhur, pasi nuk mbijetuam në Superligë”.

“Më vjen shumë keq. Kurrë në jetën time moment më të vështirë nuk kam pasur e nuk do të kem. Megjithatë, kush e do Vëllaznimin duhet ta dojë edhe në Ligën e Parë”, është shprehur Sejdiu.

Në fund Sejdiu tha se futbollistët dhanë maksimumin për ta fituar ndeshjen por aq ishte kapaciteti i tyre.

“Është shumë e vështirë, sepse futbollistët kanë dhënë maksimumin për të fituar. Tragjike është se ka rënë ekipi, por djemtë e dhanë maksimumin, potenciali i tyre ka qenë kaq. çdo gjë kishte, por vetëm lojë jo, pasi kundërshtari kishte zgjedhur që të shkonte në vazhdime e më pas në penallti”.

“Pastaj, puna e penalltive është çështje psikologjike. Tre-katër lojtarë që kanë shënuar në të kaluarën u frikuan që të gjuajnë penalltitë dhe kjo dëshmon se lojtarët ishin në presion. Pastaj u detyruam të caktojmë lojtarët që të gjuajnë pa dëshirën e tyre”, përfundoi Sejdiu.

Në fund trajneri mitrovicas tha se beson që Vëllaznimi do të riorganizohet shpejtë dhe do të rikthehet në Superligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori