LAJMI I FUNDIT:

Galeria Shopping Mall – aventura, freski e përvojë unike e blerjes!

Galeria Shopping Mall, galeria më e madhe në vend, është duke e vazhduar punën në ambientin e sigurt të cilin e garanton duke i respektuar të gjitha rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Kjo qendër disa katëshe, e cila gjendet në qytetin e bukur të Prizrenit, ofron një shumëllojshmëri përvojash për të gjithë konsumatorët e vet.

Duke filluar nga aventurat, freskia e pazakontë, ajrosja më moderne, e deri te përvoja e blerjes në brendet më të preferuara të qytetarëve.

Galeria Shopping Mall është vendi ideal për çdo lloj personi apo grupi njerëzish, duke ofruar aktivitete e mundësi të shumta për gjithsecilin.

Duke filluar prej hapësirës më unike të trampolinave e lojërave, te bowlingu e deri te shijimi i ëmbëlsirave e pijeve në ambientin freskues e ekologjik.

Pastërtia, higjiena dhe respektimi i masave ka bërë që kjo qendër deri më sot të mos e ketë asnjë punonjës të rrezikuar nga virusi COVID-19 e aq më pak të diagnostikuar me të.

Artikull i sponzorizuar