LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S23 vs S23+ vs S23 Ultra: Të përbashkëtat dhe dallimet e smartphone-ve flagship më të fundit nga Samsung

Galaxy S23 vs S23+ vs S23 Ultra: Të përbashkëtat dhe dallimet e smartphone-ve flagship më të fundit nga Samsung

Çdo vit gjatë 13 viteve të fundit, Samsung ka lançuar një telefon të ri Galaxy S. Në shkurt të këtij viti, u lançua seria Samsung Galaxy S23: Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 dhe Galaxy S23 Ultra. Por, cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat mes modeleve?


Ekrani

Samsung Galaxy S23 vjen me një ekran 6.1 inç me rezolucion Flat FHD+, ndërsa S23+ ka një ekran 6.6 inç, përsëri me një rezolucion Flat FHD+. Ndërkohë, S23 Ultra ka një ekran 6,8 inç QHD+ Edge* Dynamic AMOLED 2X, i cili ofron një sipërfaqe mbresëlënëse për të parë video, për të shkruar e-mail ose thjesht për të shfletuar në web. Të gjitha këto gjithashtu bëhen më të lehta me SPen. Pavarësisht zonës së madhe të ekranit, Galaxy S23 Ultra ka një shpejtësi të lartë rifreskimi Super Smooth prej 120 Hz, e cila mund të shkojë deri në një 240 Hz në Game Mode. E gjithë kjo mundësohet nga Snapdragon® 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy.

Të gjitha modelet e serisë Samsung Galaxy S23 kanë një ekran me cilësi të lartë që ofron imazhe më të ndritshme dhe më të qarta. Ato janë të pajisur me një komoditetit të përmirësuar të Samsung Galaxy që i lejon përdoruesit të rregullojnë tonet e ngjyrave dhe nivelet e kontrastit. Eye Comfort Shield i mbron sytë tuaj të mos lodhen, edhe kur shikoni në errësirë.  Gjithashtu, përforcuesi i vizionit tani rregullohet në tre nivele ndriçimi në vend të dy për të luftuar ndriçimin dhe shkëlqimin në dritën e ditës.

Kamera

Seria Galaxy S23 vjen me kamera të përmirësuara dhe risia kryesore është sensori Adaptive Pixel 200MP në modelin Galaxy S23 Ultra, që kap çdo moment me saktësi të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, është përmirësuar funksioni Nightography, i cili ju ndihmon të krijoni fotografi të ndritshme, plot ngjyra dhe me cilësi të lartë nga agimi në muzg. ‘Zhurma vizuale’ që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët tashmë korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave.

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw në pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG, ndërsa S Pen që gjendet në modelin Galaxy S23 Ultra do t’ju ndihmojë gjatë përpunimit të fotove. Gjithashtu, në kuadër të këtij aplikacioni ekziston një opsion i ri i quajtur Astrophoto për të kapur pamje të qarta të Rrugës së Qumështit, planeteve dhe yjeve, pa pasur nevojë për pajisje profesionale.

Bateria

Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës. Për sa i përket kapacitetit të baterisë, S23 ka një bateri 3900mAh, S23+ ka një bateri 4700mAh, dhe S23 Ultra ka një kapacitet baterie 5000mAh. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45 W në Galaxy S23+ dhe S23 Ultra, smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta.

Qëndrueshmëria

Seria Samsung S23 është krijuar për të qenë e qëndrueshme dhe rezistente ndaj motit. Të përforcuar me xham Corning® Gorilla® Glass Victus® 2, këta smartphone definitivisht nuk do të dëmtohet pas aksidentit të parë. Me një vlerësim IP68 të rezistencës ndaj ujit që garanton zhytje deri në 1.5 metra ujë të freskët për deri në 30 minuta, nuk do të jetë problem edhe në rast shiu. Përveç rezistencës së përkohshme ndaj ujit dhe spërkatjeve, certifikimi IP68 garanton gjithashtu mbrojtje kundër pluhurit, rërës dhe grimcave të vogla.

Siguria

Siguria është gjithashtu një element i rëndësishëm i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë certifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg. Për një nivel më të lartë sigurie, Knox Vault, i cili u prezantua për herë të parë në serinë Galaxy S21, mbron informacionin kritik në serinë Galaxy S23 duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e pajisjes, përfshirë sistemin operativ, për mbrojtje shtesë.

Me blerjen e Galaxy S23, S23+ ose S23 Ultra, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja.  Për më shumë informacion, vizitoni: www.samsung.com

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori