0Shares

Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 ka përfunduar një xhiro më herët, pasi supermodelja Winnie Harlow e valëviti flamurin e kontrollit para kohe.

Një zyrtar i garës e i ka dhënë instruksione bukuroshes për ta valëvitur flamurin në garën e parafundit, ashtu që rezultati final i kualifikimit ishte nga xhiroja e mëparshme.

Megjithatë, gabimi nuk ndikoi në rezultatin e garës, sepse Sebastian Vettel e ruajti shpejtësinë, por i dërgoi mesazh ekipit të Ferrarit se ndërprerja kishte ndodhur para kohe.

Të gjitha lajmet për Formula 1 Të gjitha lajmet për Formula 1

Pasi e siguroi fitoren e tretë të sezonit, gjermani ka pranuar se ishte i shqetësuar se gabimi do të kishte shkaktuar një situatë të rrezikshme për tifozët dhe pjesëtarët e sigurimit në pistë.

(Foto: Getty Images)

Harlow ishte mysafire e garës së Formula 1 dhe ajo është një shoqe e pilotit të Mercedesit, Lewis Hamilton.

Modelja e ka vënë në pah anën komike të kësaj ngjarjeje duke iu përgjigjur komenteve të shumta duke përfshirë edhe atë të pilotit të Renaultit, Nico Hulkenberg.

Sidoqoftë, më vonë u mësua se flamuri i ishte dhënë asaj në një moment të gabuar për shkak të keqkuptimit ndërmjet urës së fillim/mbarimit dhe kontrolluesve të garës.

Nuk është hera e parë që një personalitet i famshëm bën një gafë të tillë, pasi legjenda braziliane, Pele, kishte dështuar ta valëvitë flamurin në momentin e duhur në vitin 2002. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)