LAJMI I FUNDIT:

Gabimet që i bëjnë çiftet kur bëhen prindër për herë të parë

Gabimet që i bëjnë çiftet kur bëhen prindër për herë të parë
(Foto: Pexels)

Nëse nuk keni përvojë të mëparshme, prindërimi do të jetë një sfidë e vërtetë për ju. Megjithatë, si me shumë gjëra në jetë, do të mësoni nga gabimet tuaja.

Në vijim janë disa nga gabimet tipike për ata që ndeshen me prindërimin dhe rritjen e fëmijëve për herë të parë:


Nuk i ndani përgjegjësitë

Foshnjat krijohen falë dy personave. Nëse e keni këtë mundësi, do të ishte logjike që ju dhe partneri juaj të merrni pjesë në mënyrë të barabartë në kujdesin e fëmijës. Në këtë mënyrë, secili prej jush do të marrë kohën e lirë, por do të mësoni dhe kuptoni njëri-tjetrin më mirë.

Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë
Lexo po ashtu Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

Nuk po e shijoni momentin

Në përpjekjen tuaj për të qenë prindi i përsosur, shpesh harroni ta shijoni momentin. Kini kujdes që të mos e kuptoni papritur se fëmija juaj është rritur dhe ju nuk e dini se si dhe kur ka ndodhur.

Prisni më të keqen

Secili prej nesh ka pritshmëri të ndryshme, por shpesh prindërit e rinj besojnë se i pret vetëm më e keqja – lindja e vështirë, komplikimet, netët pa gjumë… Megjithatë, një qëndrim i tillë është krejtësisht i gabuar.

E injoroni partnerin

Kur bëhet fjalë për marrëdhënien tuaj me partnerin, të bëhesh prind mund të dëmtojë. Shumë prindër të rinj janë aq të zënë me kujdesin për të porsalindurin e tyre, saqë harrojnë nevojat e partnerit të tyre.

Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat
Lexo po ashtu Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat

Ju kap paniku për gjërat e vogla

Fazat fillestare të prindërimit do të jenë kaotike dhe të karakterizuara nga paniku i panevojshëm. Duhet të mësoni të relaksoheni, sepse paniku do ta përkeqësojë çdo situatë.

Nuk kujdeseni për veten

Një nga gabimet më të zakonshme është injorimi i nevojave personale, por kujdesi për veten gjatë dhe pas shtatzënisë është vendimtar.

Besoni gjithçka që ju këshillojnë njerëzit tjerë

Është plotësisht e qartë dhe e pritshme që do të mësoni shumë nga njerëzit që janë më me përvojë në këtë sfidë jetësore. Por, mos besoni gjithçka që ju thonë. /Telegrafi/