Ne e dimë se lëngjet e pamjaftueshme, stresi ose shikimi i tepërt në ekran mund të çojnë në dhimbje koke. Por, ka edhe gabime të tjera që ne bëjmë çdo ditë që e shkaktojnë këtë problem shëndetësor pa e ditur as vetë.
Dhimbja e kokës është një sëmundje e bezdisshme, por mjaft e zakonshme që mund të ndodhë për një sërë arsyesh. Kur ndjejmë dhimbje koke, fillimisht mund të mendojmë se nuk kemi pirë mjaftueshëm lëngje ose se kemi kaluar shumë kohë para ekraneve.
Në fakt, dhimbja e kokës mund të ndodhë edhe për arsye të tjera, transmeton KP. Tri shkaqet e mëposhtme janë gjithashtu mjaft të zakonshme:
Qëndrimi jo i duhur
Qëndrimi jo i duhur mund të shkaktojë probleme të ndryshme, duke përfshirë dhimbje koke, sepse krijon një presion të madh në qafë, gjë që mund të çojë në dhimbje koke.
Qëndroni ulur shumë gjatë
Nëse kalojmë shumë kohë ulur gjatë ditës pa pushime adekuate, presioni në qafë përkeqësohet, gjë që mund të jetë sërish shkak për dhimbje koke. Nëse keni një punë që ju kërkon të qëndroni ulur shumicën e kohës, është e rëndësishme të ngriheni dhe të shtriheni pak të paktën një herë në orë.
Jastëk joadekuat
Është e dëshirueshme të flemë tetë orë në ditë, që është një e treta e ditës, ndaj nuk është për t’u habitur që gjumi ndikon edhe në shëndetin tonë. Nëse nuk kemi jastëkun e duhur për të mbështetur qafën, ndër të tjera mund të shkaktojë dhimbje koke.
Nëse keni dhimbje koke të shpeshta, mendoni për stilin e jetës tuaj dhe si mund ta ndryshoni atë. Nëse, pas korrigjimeve të sjelljes, përsëri shfaqen dhimbje koke, konsultohuni me një mjek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert