Ende po përcaktohet se kush është fajtori për këtë lëshim të pabesueshëm.

Një mbikalim në qytetin amerikan të Memfisit doli të ishte shumë i ulët për trenin që kalonte nën të, në të cilin kishte makina të reja Ford, transmeton Telegrafi.

Aksidenti ndodhi më 13 shtator në Memfis.

Treni në video, i cili ka makina të shtrenjta, mund të shihet duke shkuar nën një “urë” me lartësi të ulët dhe duke hequr të gjithë çatinë e trenit para se të arrijë të ndalojë.

Meqenëse trenat marrin shumë kohë për tu ndaluar plotësisht, një pjesë e konsiderueshme e çatisë u hoq nga treni, madje duke arritur t’i dëmtojë edhe shumë makina.

Trenit iu desh pak kohë për të ndaluar dhe dëmi vlerësohet në deri dy milionë dollarë.

Siç mund të shihet në fund të videos, përveç vagonëve, u dëmtuan edhe vetura të shumta. /Telegrafi/