G4shi vjen me dy klipe të reja (Video)

Reperi shqiptar i njohur në Amerikë, Larry Gashi, ka publikuar dy videoprojekte të reja.
“What they know” dhe “Run” janë dy këngët e reperit videoklipet e së cilave janë publikuar brenda dy dite.
I njohur me emrin artistik “G4shi”, ai ka filluar të merret me muzikë para shumë vjetësh, bënë të ditur emisioni “Express Summer”. Ritmi i tij është i krahasueshëm me atë të reperëve të mëdhenj botërorë, teksa ka marrë lëvdata dhe oferta nga shumë ‘labela’ të njohur amerikanë.
Shpeshherë ai është cilësuar si pasardhës i Eminemit, për shkak se shumë lehtë dhe krejt natyrshëm interpreton me ritëm të shpejtë.
Ai me këngët e tij ka arritur të bëhet pjesë e toplistave të shumta amerikane.
G4shi u bë më i njohur për një publik më të gjerë shqiptar, përmes bashkëpunimit me, Adelina Ismailin, për këngën “Karma”. /Koha.Net/




















































