LAJMI I FUNDIT:

Fytyra e kampionit në pritje (Video)

Fytyra e kampionit në pritje (Video)

Leicester City ka bërë edhe një afrim tjetër drejt bërjes së historisë në futbollin anglez.

Lideri i Ligës Premier ka regjistruar fitore bindëse prej 4-0 kundër Swansea Cityt para tifozëve në King Power Stadium.


Riyad Mahrez e hapi serinë e golave (10’), ndërsa Jose Leonardo Ulloa vendosi rezultatin e pjesës së parë (30’).

Ulloa realizoi edhe një gol në pjesën e dytë (60’), derisa Marc Albrighton e nguliti topin në rrjet pas disa tentativave të lojtarëve vendas (85’).

Pas kësaj fitoreje, Leicester City numëron 78 pikë, ndërsa Tottenhami ka tetë më pak, por një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Riyad Mahrez kalon Leicester City Football Club në epërsi ndaj Swansea City Football Club.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016

2-0: Leonardo Ulloa shënon një gol të bukur me kokë 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016

3-0: Edhe një herë Leonardo Ulloa…

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016

4-0: Edhe Marc Albrighton shënon ndaj Swanseas

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016