Hulumtimet e reja tregojnë se futja e gishtit në hundë mund ta shpërndajë sëmundjen e pneumonisë.
Bakteri i cili e shkakton infeksionin vdekjeprurës mund të shpërndahet edhe duke e fërkuar hundën me duar, nëse veç ka baktere në to, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se ndonëse mund të jetë e pamundur t’ua ndaloni fëmijëve krejtësisht futjen e gishtit në hundë, ju duhet ta bëni të pamundur në mënyrë që të ndihmoni në ndalimin e transmetimit tek të afërmit e moshuar që janë më të prirë të sëmuren.
Kjo sëmundje i vret miliona njerëz anë e mbanë botës çdo vit dhe është e rrezikshme për të rriturit e të moshuarit, e veçanërisht për ata që kanë sistem të dobët të imunitetit.
Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë thënë se rezultatet e studimeve mund të përdoren për t’i këshilluar prindërit t’ua pastrojnë duart fëmijëve dhe t’ua pastrojnë lodrat nëse do të takohen me të afërm që janë të moshuar ose të dobët me shëndet, si pacientët me kancer.
Hulumtuesja e këtij studimi, Dr. Victoria Connor, ka thënë se prezenca e këtij bakteri ndonjëherë mund të ndihmojë ta forcojë sistemin e imunitetit të fëmijës dhe t’ua reduktojë shanset për ta bartur sëmundjen më vonë në jetë, prandaj, siç thotë ajo, është ende e paqartë nëse zvogëlimi i tërësishëm i shpërndarjes së pneumococcusit te fëmijët është gjëja më e mirë.
Megjithatë, ajo thotë se është e rëndësishme që fëmijët t’i kenë duart e pastruara kur janë në kontakt me të moshuar ose me të sëmurë në mënyrë që ata të mos e pësojnë nga ky bakter.
Vlen të ceket se ky studim i ri është publikuar në revistën ‘European Respiratory Journal’, dhe është i pari që e demonstron faktin se bakteri i pneumonisë mund të shpërndahet mes hundës dhe dorës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi