LAJMI I FUNDIT:

Futi dorën brenda kafazit për ta ushqyer, e pëson keq nga tigri i uritur (Foto)

Futi dorën brenda kafazit për ta ushqyer, e pëson keq nga tigri i uritur (Foto)

Pensionisti i paemëruar nga Xichuan i Kinës, ka futur dorën brenda kafazit për ta ushqyer tigrin, por e ka pësuar keq pasi u kafshua në dorë.

Ai jo vetëm që nuk respektoi rregullat, që të mos ushqehet kjo kafshë cirku, por edhe e teproi duke dashur ta prekte, transmeton Telegrafi.


Shumë afër tigrit të cirkut

Të pranishmit e kanë qëlluar gjallesën me gjërat që gjenin afër, derisa ia lëshoi dorën viktimës.

Videoja që është hequr nga interneti, tregonte momentin dramatik, derisa tigri hapi nofullën dhe ia lëshoi dorën, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme. /Telegrafi/