LAJMI I FUNDIT:

Futet në funksion shërbimi i pagesave në ‘e-Kosova’, qytetarët fillimisht mund të paguajnë tatimin në pronë dhe gjobat në trafik

Futet në funksion shërbimi i pagesave në ‘e-Kosova’, qytetarët fillimisht mund të paguajnë tatimin në pronë dhe gjobat në trafik

Qeveria e Kosovës njofton se ka lëshuar në përdorim pilot-projektin e pagesave elektronike përmes platformës e-Kosova. Fillimisht pagesa elektronike qytetarët mund të bëjnë për pagesat e tatimit në pronë dhe gjobave të trafikut.

Ofrimi i shërbimeve elektronike u tha se do lehtësojë edhe marrjen e shërbimeve edhe për bashkatdhetarët kudo që ndodhen.


Kryeministri Albin Kurti u shpreh se përmes pagesave elektronike synohet lehtësimi dhe shkurtimi i kohës për marrjen e shërbimeve qeveritare nga qytetarët.

Ai tha se me digjitalizimin e shërbimeve do të krijohen shërbime elektronike që kanë në qendër qytetarin.

“Me miratimin e Ligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksione Elektronike është hapur rruga për zbatimin e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik. Ky projekt kyç, i cili pritet të fillojë së shpejti do hap rrugë për ofrimin e shërbimeve të plota elektronike jo vetëm nga qeveria por edhe nga sektori privat. Sot po fillojmë me pilotimin e pagesave elektronike për shërbimet qeveritare që janë një komponent përbërës i rëndësishëm për realizimin e shërbimeve të e-Qeverisjes. Qëllimi është që qytetarëve tu ofrohet mundësia që shërbimet e iniciuara në mënyrë elektronike në portalin e-Kosova të mund të përfundohen në mënyrë elektronike brenda portalit qeveritar. Në këtë mënyrë synohet lehtësimi dhe shkurtimi i kohës për marrjen e shërbimeve qeveritare nga qytetarët, pagesat elektronike do jenë lehtësim edhe për qytetarët tanë nga mërgata për marrjen e shërbimeve qeveritare pa prezencën fizike. Gjatë fazës së pilotimi pagesat elektronike fillimisht do të aktivizohen për pagesën e tatimit në pronë si dhe pagesën e gjobave në trafik”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se planifikojnë që gjatë janarit të bëhet lëshimi në përdorim i certifikatave elektronike të gjendjes civile, ajo e lindjes, martesës dhe certifikata e vdekjes.

“Digjitalizimi është një nga objektivat kyçe të programit tonë qeverisës dhe parashihet që të jetë pjesë e të gjitha shtyllave në strategjinë kombëtare për zhvillim. Në agjendën digjitale 2030 si agjendë horizontale në kuadër të kësaj strategjie jemi duke përcaktuar orientimet strategjike për digjitalizimin në të gjithë sektorët e qeverisjes dhe të ekonomisë së vendit tonë. Ne synojmë që të përdorim transformimin digjital si shtytës për të përmirësuar dhe avancuar administratën publike, sistemin arsimor, sektorin e shëndetësisë, sistemin e drejtësisë. Nëpërmjet zhvillimit të qeverisjes elektronike synojmë rritjen e transparencës, të llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, theksoi ai, raporton KosovaPress.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se ky projekt ndihmon të gjithë qytetarët që t’i kryejnë obligimet e tyre sidomos të atyre që jetojnë jashtë vendit.

Ai tha se aktualisht pagesat elektronike mund të bëhen përmes bankave komerciale, derisa shtoi se këto lloj pagesa do të bëhen me siguri maksimale.

“Në këtë fazë shërbimi do të ofrohet përmes pagesave të bankave komerciale të Kosovës dhe janë tri banka aktualisht, Raiffaisen, Procredit dhe TEB dhe këto janë dakorduar që gjatë fazës gjashtë mujore së pilotimit të mbështesin promovimin e këtij shërbimi duke marr përsipër mbulimin e komisioneve gjatë realizimit e pagesës. Pra, gjatë kësaj faze të pilotimit do të jenë pa kosto, pas pilotimit do shohim se si do veprojmë tutje. Pagesat elektronike që kryhen përmes kësaj mundësie të bankave komerciale përdorin sistemin tredimensional të sigurisë që ofrohet nga kartela që ofrohet nga Mastercard dhe Deviza, që ofron siguri maksimale për transaksione të pagesave”, tha Murati.

Ndërsa, ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se pagesat online ndikojnë drejtpërdrejt në aspektin e modernizimit të shërbimeve të administratës publike

“Modernizimi i administratës publike është një ndër prioritet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe digjitalizimi është një mekanizëm kyç për të realizuar këtë objektiv. Krahas lansimit të disa shërbimeve digjitale në portalin E-Kosova ne si MPB synojmë që digjitalizimin ta bëjmë në dy drejtime: digjitalizimi i procedurave administrative i cili do ngritë efikasitetin dhe efiçencën e administratës publike dhe digjitalizimin i shërbimeve publike, i cili do të rezultojë me përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Për ta realizuar këtë, ne kemi krijuar një grup punues për skanim të gjendjes aktuale të infrastrukturës dhe kapaciteteve në fushën e teknologjisë informative. Lansimi i këtij moduli sot si pilot-projekt mund të konsiderohet se do të ndihmojë që shërbimi i pagesave online të ndikojë drejtpërdrejt në aspektin e modernizimit të shërbimeve të administratës publike”, u shpreh Sveçla.

Në këtë ceremoni u prezantua edhe mënyra se si qytetarët mund të bëjnë pagesat elektronike për tatimin në pronë dhe pagesën e gjobave të trafikut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori