LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Nice kërcënon të vetëvritet duke kërcyer nga një urë e lartë 100 metra

Futbollisti i Nice kërcënon të vetëvritet duke kërcyer nga një urë e lartë 100 metra

Një lajm shokues ka ardhur nga Franca. Lojtari i Nice, Alexis Beka Beka po kërcënon të vetëvritet duke kërcyer nga ura e lartë Magnan.

Sipas mediave franceze BFM Nice Côte d’Azur dhe RMC Sport, ura është afërsisht 100 metra mbi tokë dhe ndodhet në autostradën A, ku Beka qëndron buzë urës dhe negociatat me të janë duke vazhduar.


Në vendngjarje janë nisur ekipet e ambulancës dhe xhandarmëria.

Menjëherë Nice ka anuluar të gjitha aktivitetet mediatike të planifikuara për sot, ndërsa në vendin ku ndodhet Beka Beka kanë dërguar psikologen e klubit.

Shokët e skuadrës, veçanërisht Khephren Thuram, kanë tentuar të kontaktojnë me të dashurën e Beka Bekës, ardhja e së cilës pritet të shmangë tragjedinë.

Sipas informacioneve të para, futbollisti së fundmi është ndarë nga e dashura e tij dhe për këtë arsye ka vendosur të bëjë një lëvizje radikale.

Beka Beka është 22 vjeç, luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa në Nice ka ardhur në vitin 2022 nga Lokomotiv Moska në një shumë prej 12 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori