LAJMI I FUNDIT:

Fushë Krujë, sekuestrohen 425 kg lëndë narkotike, arrestohen 6 persona (Foto)

Fushë Krujë, sekuestrohen 425 kg lëndë narkotike, arrestohen 6 persona (Foto)

Policia e Shqipërisë ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Koordinimi “, në zonën e Fushë Krujës, ku si rezultat janë sekuestruar armë dhe drogë 425 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa, si dhe janë arrestuar 6 persona, kurse, një person tjetër është në kërkim.

Personat e arrestuar janë B.C 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, E.S 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, SH.M 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, A.M 30 vjeç i lindur dhe banues në Tiranë, D.D 24 vjeç, i lindur dhe banues në Fushë Krujë, H.D 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë si dhe u është shpallur në kërkim shtetasi P.D.


Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjatë operacionit, është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa si dhe 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë 5 pushkë. Gjithashtu janë sekuestruan dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë.

Forcat policore në operacion, kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin shtetasit B.C dhe E.S rreth 170 kg Cannabis Sativa. Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.

“Personat e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283a/2 dhe 333/a të Kodit Penal”, thuhet në komunikatën e policisë së shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori