LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës do të kenë edhe reduktime të ujit

Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës do të kenë edhe reduktime të ujit

Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës do të përballen me reduktime të ujit të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ndërprerje do të ketë në Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë të lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses.


Sipas njoftimit, reduktime do të ketë përkohësisht deri në aftësimin e defektit në linjë, nga ana e KEDS/ KOSTT në njërën anë të linjës së tyre dhe defektit në linjën e ujësjellësit.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit në linjë, nga ana e KEDS/ KOSTT në njërën anë të linjës së tyre dhe defektit në linjën tonë do të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/