LAJMI I FUNDIT:

Fushatë edukative kundër përdorimit të mjeteve piroteknike

Fushatë edukative kundër përdorimit të mjeteve piroteknike

Nëpunësit policorë nga Sektori për parandalim dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq kryejnë ligjërata edukative për rreziqe nga përdorimi i mjeteve piroteknike në shkollat fillore në Strugë.

Fushata është me moton “Bëhu yll, mos hidh fishekzjarrë”, ndërsa më të rinjtë, siç sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, do të njihen me rreziqet dhe pasojat që mund të shkaktojnë nga shfrytëzimi i mjeteve piroteknike.


Në një deklaratë për AIM ai potencoi se më të rinjve u thuhet se me shfrytëzimin e mjeteve piroteknike, personat ekspozohen në rrezik nga djegiet në duar dhe fytyrë, sy dhe rrugët e frymëmarrje, rrezik nga shpërthimi, shëmtim të fytyrës, trauma të mundshme psikike…

Në kuadër të fushatës, theksoi Dimoski, do të theksohen mënyrat e parandalimit dhe dispozitat ndëshkuese ligjore për përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike në vend publik që paraqet rrezik të përgjithshëm me të cilin rrezikohet siguria e qytetarëve.

Në kuadër të fushatës “Rreziqe nga përdorimi i mjeteve piroteknike” ligjërata edukative mbahen edhe në shkollat fillore në komunën e Ohrit, Dibër dhe Kërçovë. /koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori