LAJMI I FUNDIT:

Furgoni elektrik i Mercedes, eSprinter fillon me një çmim prej 71 mijë dollarësh

Furgoni elektrik i Mercedes, eSprinter fillon me një çmim prej 71 mijë dollarësh

Mercedes-Benz ka bërë të ditur çmimin për furgonin e tij të ardhshëm elektrik eSprinter, që do të jetë i disponueshëm për t’u porositur nga sot për tregun amerikan.

Në SHBA do të shitet versioni i ngarkesave me bazë të shasisë 170 inç të gjatë të eSprinter, me një konfigurim me çati të lartë dhe bateria do të jetë 113 kWh. Ky version do të fillojë nga 71,886 dollarë, transmeton Telegrafi.


Modeli eSprinter do të ketë një rreze WLTP deri në 400 kilometra – por vlerësimet e EPA-s ka gjasa të jenë më pak se kaq.

Furgoni tani është duke u prodhuar në fabrikën e Mercedes në Charleston, Karolina e Jugut si dhe në fabrikat gjermane të kompanisë në Ludwigsfelde dhe Dusseldorf.

Prodhuesi i automjeteve ka thënë se do të shesë vetëm vetura elektrike pas vitit 2030. /Telegrafi/