"Serbët në veri të Kosovës po i testojnë kosovarët se sa janë të zotuar ata për pavarësinë dhe si do të reagonin trupat tona. Por, këto janë provokime të vogla që nuk rrezikojnë seriozisht paqen", ka thënë gjenerali Fugger.

"Ne e dimë se situata është e qetë pikërisht për faktin që ne jemi këtu dhe rrjedhimisht misioni i KFOR-it duhet të mbetet në Kosovë", ka thënë gjenerali gjerman, për të shtuar se "mbetet çështje e politikanëve të vendeve të NATO-s për të vendosur", nëse duhet reduktuar numrin e forcave të KFOR-it në Kosovë. /rel/