LAJMI I FUNDIT:

FTX raporton se 415 milionë dollarë në kriptovaluta ishin hakuar

FTX raporton se 415 milionë dollarë në kriptovaluta ishin hakuar

Bursa e kliptovalutave FTX, tashmë e falimentuar, ka njoftuar se rreth 415 milionë dollarë në kriptovaluta ishin vjedhur në gjatë hakimeve.

FTX një pjesë të mungesës së parave apo 323 milionë dollarë ishin hakuar në shkëmbimet ndërkombëtare, derisa 90 milionë dollarë ishin brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Sam Bankman-Fried, i cili është akuzuar se ka vjedhur miliarda dollarë nga klientët FTX për të paguar borxhet e shkaktuara nga fondi i tij mbrojtës i fokusuar në kriptovaluta Alameda Research ka thënë se avokatët e kompanisë në Sullivan & Cromwell kishin paraqitur një pasqyrë “jashtëzakonisht mashtruese” të financave të kompanisë.

Investitorët e kriptovalutave humbën mbi 115 miliardë euro gjatë 2022-së, 10 prej tyre nuk janë më miliarderë
Lexo po ashtu Investitorët e kriptovalutave humbën mbi 115 miliardë euro gjatë 2022-së, 10 prej tyre nuk janë më miliarderë

Avokatët e kompanisë thanë në një dosje të fundit gjyqësore se ata kanë kundërshtuar përpjekjet e Bankman-Friedit për të qëndruar i përfshirë në procedurat e falimentimit të kompanisë.

Asetet e kriptovalutave të rikuperuara deri më sot përfshijnë 685 milionë dollarë në Solana, 529 milionë dollarë në FTT dhe 268 milionë dollarë në Bitcoin. /Telegrafi/