Ftohja e zakonshme mund të ndihmojë në krijimin e imunitetit kundër coronavirusit, madje edhe te njerëzit të cilët nuk kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri
Kjo përgjigje imunologjike me siguri është funksioni fenomenal i cili quhet “Memoria qelizore T”, theksojnë hulumtuesit në studimin e publikuar në revistën Science, përcjell Telegrafi.
Memoria qelizore T mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni përse disa njerëz – ata me qeliza T të krijuara për luftën kundër ftohjes, e cila është gjithashtu lloj coronavirusi – nuk sëmuren si të tjerët nga COVID-19, kanë thënë ata.
Rezultatet e studimit gjithashtu theksojnë që qelizat T do të duhej marrë parasysh dhe matur, si në studimet mbi COVID-19, ashtu edhe mbi vaksinën (potenciale)”, thotë Weiskopf, asistent profesor në Institutin La Jolla për Qendrën Imunologjike për Sëmundje Infektive dhe Hulumtime të Vaksinave.
Përgjigjet e qelizave T specifike për COVID-19 janë vërejtur te 50% e njerëzve të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, me siguri për shkak të anamnezës paraprake me ftohjen, me të cilën shumica e njerëzve goxha rregullisht infektojnë, thuhet në një studim të botuar në qershor nga revista Cell Found.
Për këtë studim, Weiskopf dhe kolegët e tij kanë studiuar kampionet e gjakut të grumbulluara në vitin 2019 – para se pandemia i ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në reagimet e qelizave T në më shumë se 100 peptide COVID-19, përkatësisht aminothartirave të cilat i prodhon virusi.
Mostrat e grumbulluara kanë pasur “ngritje” të qelizave T, të cilat kanë ofruar mbrojtje si nga coronavirusi, ashtu edhe nga ftohja.
Përgjigjet më të forta të qelizave T kanë qenë të lidhura me kulmin e COVID-19, të cilin virusi e përdor për t’u futur në qelizat e njeriut, kanë thënë hulumtuesit.
Këto janë gjetjet në “kontrastin e theksuar” me rezultatet e studimeve mbi coronaviruset, të cilat shkaktojnë ftohjen te njerëzit, në të cilët antitrupat janë specifikë për llojet dhe nuk reagojnë ndaj COVID-19.
Fatkeqësisht, derisa qelizat T, të cilat janë identifikuar në këtë studim, do të mund të shërbenin si bazë për vaksinën kundër virusit, ato nuk do të kontribuojnë në “imunitetin e tufës”, as në popullatën e gjerë imunologjike, ka thënë Weiskopf. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën