LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin fushor “Joint effort 16” në Shqipëri

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin fushor “Joint effort 16” në Shqipëri

Një kontingjenti i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës  u dislokua për në Republikën e  Shqipërisë për të marrë pjesë në ushtrimin fushor  “Joint Effort 16”.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama përshëndeti të gjithë pjesëtarët, të cilët do të marrin pjesë në këtë ushtrim dhe njëherësh kërkoi nga ta angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më të mirë të vendit.


“Kërkoj nga ju që të angazhoheni maksimalisht gjatë këtij ushtrimi, dhe pas përfundimit të tij pres  që të kemi një raport të mirë të përfaqësimit tuaj sa më dinjitoz të FSK-së dhe vendit tonë në përgjithësi”, tha Rama.

Kontingjenti i FSK-së prej 36 pjesëtarëve do t’i bashkëngjitet një Batalioni të Ushtrisë së Shqipërisë në ushtrimi fushor “Joint Effort 16”, i cili do të realizohet në periudhën kohore 19-29 shtator 2016, ku pritet  të marrin pjesë disa shtete.

Ky ushtrim më karakter ndërkombëtar organizohet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe do të jetë ushtrim i mbështetur me kompjuter (Simulativ) dhe operacione fushore, dhe do të zhvillohet nga të gjitha komponentët (tokësore, ajrore dhe detare), duke përfshirë pjesën reale dhe atë simulative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori