LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja fton serbët t’i bashkohen në procesin e transformimit në ushtri!

FSK-ja fton serbët t’i bashkohen në procesin e transformimit në ushtri!

Forca e Sigurisë së Kosovës është në kërkim të plotësimit të vendeve të lëna bosh nga pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët dy-tre muajt e fundit kishin braktisur radhët e saj.

Rreth 100 pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb, kishin braktisur këtë forcë pas, siç kishin deklaruar disa prej tyre, presioneve që ishin ushtruar ndaj tyre nga autoritetet serbe në Beograd.


Megjithatë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, thotë se ka interesim te të rinjtë serbë për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, për procesin e tanishëm të transformimit të FSK-së kjo çështje nuk është problem.

“Realisht, interesimi është shumë i madh për plotësimin e vendeve të punës, dhe ne si FSK, dhe unë si ministër dhe stafi im, jemi shumë të përkushtuar që sa më parë t’i plotësojmë këto vende dhe sa më parë të hapim konkursin për plotësimin e vendeve të punës nga komuniteti joshumicë, realisht nga komuniteti serb”.

“Më vjen keq që ata kanë marrë një vendim të tillë pa dashjen dhe dëshirën e tyre, por me ndikime nga jashtë. Mendoj se me vendimin për tranzicion të FSK-së, serbët nuk do të kenë më presion për ta lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thotë Berisha.

Ai potencon, po ashtu, se aktualisht në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohen dhe miratohen tri projektligje që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së. Bëhet fjalë për Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për transferimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes.

Qëndrimi politik i Beogradit zyrtar është se nuk e mbështetë krijimin e ushtrisë së Kosovës. Në këtë vijë, është edhe pozicioni i Listës Serbe, e cila përfaqësohet me 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Disa nga ish-pjesëtarët e FSK-së nga radhët komuniteti serb, i patën thënë REL se bëhet fjalë për një vendim kolektiv të pjesëtarëve serbë të FSK-së nga kjo anë që ta braktisin këtë forcë, andaj, sipas tij, edhe ai nuk ka mundur të vendosë ndryshe.

“Të gjithë e braktisën, m’u desh edhe mua që ta bëj këtë. Në kufi, nuk na lejojnë që të kalojmë në Serbi, kështu që u desh ta bëjmë këtë”, pati thënë në kushte anonimiteti, njëri nga pjesëtarët serb që kishte vendosur ta braktisë FSK-në.

Tash për tash, sipas tij, ministria do të zhvillojë disa aktivitete që kanë për qëllim të shpjegohet se transformimi i Forcës së Sigurisë është në interes të të gjitha komuniteteve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë drejtim do t’i diskutojmë edhe përfitimet e komunitetit serb, sepse sigurisht me rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së do të ketë edhe rritje të komunitetit jo shumicë. Është një plan i transformimit 10-vjeçar ku janë paraparë aktivitetet sipas fazave: faza e parë është 1 deri 3 vjet, faza e dytë 3 deri 6 dhe e treta 7 deri në 10. Por nuk do të thotë se këto faza duhet të zgjasin në këtë afat 10 vjeçar”, shpjegon Berisha.

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, konsideron se procesi i transformimit nuk mund të ketë ndikim nëse një përqindje e komuniteti serb ka dalë nga kjo forcë.

“Jam shumë i bindur se me kalimin e këtyre ligjeve dhe me marrjen e rrugës drejt ngritjes së kapaciteteve ushtarake, edhe Serbia do ta kuptojë se kjo është punë e kryer dhe do të ulet ai presioni që ka qenë më herët mbi pjesëtarët e komunitetit serb. Dhe, unë jam shumë i bindur se në të ardhmen do të ketë edhe më tepër të interesuar serbë që t’i bashkohen kësaj force”, vlerëson Kastrati.

Ai thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë forcë për stabilitet në vend dhe rajon.

“Serbët, të cilët i plotësojnë standardet e një ushtari, një oficeri, apo një nënoficeri, mund të jenë pjesë përbërëse e kësaj strukture ushtarake. Kosova është shtet i pavarur, shtet sovran, e ka të drejtën që ta ketë forcën e vet ushtarake. Ky do të jetë interes i NATO-s, interes i rajonit “, thekson Kastrati.

Procesi i themelimit të Forcave të Armatosura apo Ushtrisë së Kosovës deri tash ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore.

Forcat e Armatosura, kanë thënë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, do të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori