Fshihet videoklipi i Zanfina Ismailit

Vetëm një ditë pasi u publikua videoklipi më i ri i këngëtares Zanfina Ismaili, ai është fshirë nga kanali “Youtube”.
Kënga më e re e këngëtares e titulluar “Nuk po të shoh”, e realizuar me videoklip nga produksioni “XL Provideolux”, nuk gjendet më në kanalin “Youtube” dhe ende nuk dihen arsyet e heqjes së saj, tranmseton Telegrafi.
Fat të tillë ditën e djeshme patën edhe kolegët e Zanfinës, Genta Ismajli dhe Labinot Tahiri, bashkëpunimi i të cilëve u fshi vetëm pak orë pas publikimit, duke u rikthyer sërish ditën e sotme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































