LAJMI I FUNDIT:

FSHF në kërkim të trajnerit dhe kompletimit të stafit teknik (Video)

FSHF në kërkim të trajnerit dhe kompletimit të stafit teknik (Video)

Vendimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbetet pezull në lidhje me trajnerin e ri të përfaqësueses, në një lumë emrash që – siç konfirmon vet ai – vijnë thuajse çdo ditë në telefonin e tij.

Megjithatë, ndryshe nga sa pritet, Duka ka vendosur që përpara se të mendojë për pasardhësin e Gianni De Biasit, të vendosë për pasardhësin e Paolo Tramezzanit, pra për postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare.


Duka: Nuk desha të largohej De Biasi, trajneri më i mirë i ynë në histori
Lexo po ashtu Duka: Nuk desha të largohej De Biasi, trajneri më i mirë i ynë në histori

Ky post ka mbetur bosh që nga muaji dhjetor, kur zëvendësi i De Biasit mori drejtimin e Luganos në Zvicër.

Që nga ajo periudhë, Duka i kërkoi sugjerime edhe De Biasit për dikë që mund ta bënte këtë detyrë. Emri i parë i përmendur dhe shumë i vlerësuar nga italiani, pasi kishin punuar bashkë, ishte ai i Giancarlo Camoleses, e si i tillë mbetet një kandidaturë e fortë për postin e drejtorit teknik.

Ai ka drejtuar skuadra si Torino, Reggina, Vicenza apo Livorno. Së bashku me të, nga drejtuesit e Federatës janë intervistuar edhe Massimo Piscedda, një trajner me shumë eksperiencë në ekipet kombëtare, pasi ka drejtuar thuajse të gjitha ekipet e moshave të kombëtares italiane, nga U17, U18, U19 dhe U20.

Ndërsa kandidatura tjetër e ofruar është ajo e Massimo Morgias. I mbetur në dorë të një stafi teknik disi të reduktuar, e që kryesohet për momentin nga Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, presidenti i FSHF-së ka menduar që nga dita e hënë t’i kontaktojë edhe nga afër, për të mbyllur si fillim çështjen e drejtorit teknik. E pasi të ketë kompletuar këtë staf, të mendojnë së bashku me të për zgjidhjen e çështjes së trajnerit, që mbetet ende komplekse.

Ndërkohë që De Biasi do të mbërrijë sërish në Tiranë në fundjavë, këtë herë për lamtumirën zyrtare dhe me një titull nderi që do t’i jepet nga Presidenti i Republikës. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori