LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat e Podujevës me pak banorë, mbyllen shkollat e tranferohen nxënësit

Fshatrat e Podujevës me pak banorë, mbyllen shkollat e tranferohen nxënësit

Fshatrat e Podujevës kanë nisur të boshatisen. Disa prej tyre janë pa asnjë banorë të vetëm, e disa të tjera me një numër të vogël. Kjo ka quar edhe në mbylljen e shkollave e transferimin e nxënësve, derisa banorët kërkojnë që tu krijohen kushte që të tu mundësohet jeta në fshat

Shtëpi të zbrazëta e shkolla të mbyllura. Fshatrat e Podujevës, kanë nisur të braktisen në masë të madhe nga banorët.


Banorët, sipas kryetarit të fshatit, Tafil Latifi, po zgjedhin qytetin, përballë vështirësive të jetesë në fshat.

“Fshatrat përreth i kanë diku 39 shtëpi por jo më shumë. Fshatrat përreth kufirit kanë qenë më të banueshme”, ka thënë Tafil Latifi, kryetar i fshatit.

Nga Zhitia e deri në Bercë, gjatë qëndrimit të ekipit të televizionit, banorët që hasen janë të rrallë.

Një prej tyre, është Esat Jashari, që tregon edhe se çka u mungon në fshatin e tyre, e që do t’ua lehtësonte jetën.

“Tash ka pak diçka…Kanë dalë ma moti, para 10 viteve. Na duhet një ambulantë më afër. Sa shkojmë deri në Pollatë, ta kemi këtu”, ka thënë Esat Jashari, qytetar.

Sikur në Zhiti, edhe në fshatrat e tjera hasen shkolla të mbyllura.

Për këtë të parën, Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu thotë se vendimi për mbylljen dhe transferimin e nxënësve, është bërë me qëllim të socializimit të tyre.

“Aty ka ra numri i nxënësve si në Zhiti, ku numri i mësimdhënësve ka qenë më i madh dhe si arsye kryesore për t’i bashkuar shkollat ka qenë ajo e socializimit të fëmijëve. Kam qenë vet aty e kam pare procesin dhe e kam pare sa e vështirë ka qenë të mësohet aty ku nuk ka mendime ndryshe”, ka deklaruar Avni Fetahu, drejtor i arsimit në Podujevë.

Siç tregon Fetahu, rrugëtimi i nxënësve është mbuluar nga komuna dhe se asnjë mësimdhënës nuk ka humbur punën nga mbyllja e shkollave në fshatra./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori