LAJMI I FUNDIT:

Fryrja e barkut – simptoma kryesore e kancerit të vezoreve, por shumica e femrave e injorojnë

Fryrja e barkut – simptoma kryesore e kancerit të vezoreve, por shumica e femrave e injorojnë

Fryrja e barkut është diçka që i ndodhi çdo personi herë pas here, por nëse është duke ju ndodhur tërë kohën, atëherë mund të jetë shenjë e diçkaje serioze.

Mund të ketë shanse që fryrja e barkut të shfaqet vetëm si pasojë e diçkaje që keni ngrënë, por nëse vazhdimisht po ndodh kjo dukuri, atëherë duhet të konsultoheni me doktorin për t’u siguruar.

Fryrja e vazhdueshme e barkut mund të jetë shenjë e kancerit të vezoreve, por, fatkeqësisht, sipas ekspertëve, vetëm rreth 30% e femrave konsultohen me doktorin nëse kjo u ndodh shpesh.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë se bëhet fjalë vetëm kur fryrja e barkut ndodh në mënyrë të vazhdueshme dhe ndodh për më gjatë se tri javë.

Përndryshe, simptomat tjera nga të cilat duhet të keni kujdes sa i përket kancerit të vezoreve përfshijnë ënjtjen e stomakut, nevojën e shpeshtë për të urinuar, ngopjen e menjëhershme duke ngrënë, etj. /Telegrafi/