LAJMI I FUNDIT:

Frei: Partitë t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve (Video)

Frei: Partitë t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve (Video)

Të gjithë aktorët politikë ta pranojn atë çka do çdo të vendosin qytetarët dhe të njohin rezultatet e zgjedhjeve që Maqedonia të ketë qeveri të fortë dhe opozitë të mirë në të ardhmen, tha deputeti gjerman nga radhët e CDU/CSU dhe shefi i Zyrës së informimit në Bundestag për Maqedoninë Thorsten Frei, i cili është në vizitë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Përshtypja ime është se në fakt ajo se çfarë duhet të bëjmë është që të kemi një qeveri e cila më pas do të marrë përsipër, natyrisht, të punojë përsëri, e cila do të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe NATO-s për të çuar vendin, por nga njëra anë, përderisa Maqedonia do të përfundojë detyrat e shtëpisë, të marrë një shans fer nga bashkësia ndërkombëtare, sepse ajo e meriton atë’, tha Frei.


Frei, është takuar me kryeministrin Emill Dimitriev dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ku gjithashtu u diskutua për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe tejkalimin e krizës politike.

Frei i cili është në Maqedoni me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer, dje u takua me zëvendës kryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska. /Telegrafi/