LAJMI I FUNDIT:

Frosina Tashevsa-Remenski realizoi takim me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni

Frosina Tashevsa-Remenski realizoi takim me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski realizoi takim me ambasadorin e Seudeisë, Mats Stafanson dhe zëvendësshefin e misionit të Ambasadës së Suedisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është biseduar për më shumë tema të përbashkëta siç është perspektiva e BE-së ndaj Maqedonisë, me ç’rast është theksuar përkrahja e Suedisë që i’a jep Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.


Në këtë takim ministresha Tashevska-Remenski dhe ambasadori Stafanson kanë biseduar edhe për përparimin e mundësisë për birësim të fëmijëve nga shtetas të Suedisë dhe kushtet nën të cilat mund të realizohet./Telegrafi/