LAJMI I FUNDIT:

Fronti Kombëtar i Le Pen ‘mori 5 milionë euro nga BE’

Fronti Kombëtar i Le Pen ‘mori 5 milionë euro nga BE’

Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë (FN) i kandidates për president të Francës Marine Le Pen, mund të ketë mashtruar Parlamentin Evropian prej rreth 5 milion euro, thonë burimet e BE-së.

Është më shumë se dyfishi i shumës së vlerësuar fillimisht në një hetim të stafit të Frontit Kombëtar, sjkruan BBC.

Parlamenti dyshon se paratë shkuan tek ndihmësit e FN-së, të cilët nuk po punonin vërtet për deputetët, por ishin të angazhuar në punën e partisë së FN-së në Francë.

Me pretendimet e mohuara nga FN,  tani kanë janë duke u marrë hetuesit francezë.  Le Pen po bën fushatë për votimin e raundit të dytë në zgjedhjet presidenciale më 7 maj. Rivali i saj, Emmanuel Macron, prin në sondazhet e opinionit.