LAJMI I FUNDIT:

“Frika nga shpërthimi Luftës së Tretë Botërore”, rriten kërkesat për prodhimin e armëve nga vendet e ndryshme të botës

“Frika nga shpërthimi Luftës së Tretë Botërore”, rriten kërkesat për prodhimin e armëve nga vendet e ndryshme të botës

Kompanitë më të mëdha botërore që merren me prodhimin e armëve të ndryshme të zjarrit, raportohet se gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje të shitjeve për 1.9 për qind në raport me një vit më parë, kurse vlera e shitjes ka arritur shumën rekorde prej 374 miliardë dollarë, ka njoftuar Instituti Ndërkombëtar për Paqe në Stokholm.

“Rritja e shitjes është e pritshme dhe e kuptueshme për faktin se në disa vende janë duke u zhvilluar luftime të ashpra, por edhe për shkak të rritjes së tensioneve mes fuqive të mëdha, veprim ky që ka rritur kërkesat për prodhimin e armëve dhe pajisjeve luftarake”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.


Prodhuesit e armëve në Korenë e Jugut që çdo ditë e më shumë po furnizojnë ushtrinë e saj, kanë pranuar se kanë pasur rritje të kërkesave për prodhimin dhe shitjen e armëve nga vende të ndryshme të botës. Rritja e prodhimit të armëve është si rezultat i frikës për një luftë të mundshme në Korenë e Veriut, kështu shitja e pajisjeve dhe armëve është rritur për 20 për qind në raport me vitin 2016, duke arritur shumën prej 8.4 miliardë dollarë.

Megjithatë, qeveritë janë blerësit më të mëdhenj të armëve. Kompanitë amerikane për prodhimin e armëve kanë pranuar se përqindja e shitjes së armëve është rritur për 4 për qind, duke arritur shumën rekorde prej 217 miliardë dollarë, që i bie afro 58 për qind të tregtisë me armë në botë.

Kompania amerikane “Lockheed Martin” që konsiderohet prodhuesi më i madh i armëve në botë – ka pasur rritje të shitjes për 11 për qind në vitin 2016, “fal” rritjes së kërkesave për aeroplanët luftarak F-35.

Od Floran nga Instituti suedez, ka deklaruar se është i bindur se kjo rritje e kërkesave për prodhimin dhe shitjen e armëve në SHBA do të vazhdojë. Presidenti Donald Trump dëshiron të rrit “faturën” e Pentagonit dhe të ripërtërijë arsenalin bërthamor të SHBA-ve.

Edhe kompanitë ruse, që merren me prodhimin e armëve kanë pasur rritje prej 3.8 për qind duke prekur shumën prej 26.6 miliardë dollarë, edhe pse konsiderohet një rritje e ngadaltë gjatë këtyre viteve të fundit.

“Rusia është goditur rëndë me rënien e çmimit të naftës dhe gazit në tregun botëror”, ka deklaruar Floran. /Telegrafi/