LAJMI I FUNDIT:

Frashër Krasniqi: VV po luan fallxhorin – veç mos i ardhtë rasti se Kurti edhe me PDK-në bën koalicion (Video)

Frashër Krasniqi: VV po luan fallxhorin – veç mos i ardhtë rasti se Kurti edhe me PDK-në bën koalicion (Video)

Frashër Krasniqi, deputet i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, gjatë një interviste për Telegrafin, ka folur edhe rreth akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, se PSD është kthyer në patericë të Qeverisë dhe PDK-së.

Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, Krasniqi vlerëson se VV po e luan rolin e fallxhorit.


“U kemi thënë Vetëvendosjes mos luani me lojëra banale. PSD ka vendos me luajt rol konstruktiv, e jo me qit fall e vajtu. Por Vetëvendosje është shndërruar në një sekt”.

Frashër Krasniqi: VV e LDK në siklet sepse PSD po bëhet parti faktorizuese (Video)
Lexo po ashtu Frashër Krasniqi: VV e LDK në siklet sepse PSD po bëhet parti faktorizuese (Video)

Madje, sipas Krasniqit, është pikërisht VV ajo që nuk është e gatshme të vendos vija të kuqe, me parti si PDK-në.

Frashër Krasniqi nga PSD, gjatë intervistës për Telegrafin

Siç ka thënë ai, kur në vitin 2016, Dardan Molliqaj kishte kërkuar që VV me dalë me vija të kuqe për koalicion me PDK, Albin kurti është munduar të thotë se VV nuk duhet të dalë me një pozicion të tillë.

“Veç mos i ardhtë rasti, se Kurti edhe me PDK-në bën koalicion”.

Ndërkohë ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook edhe “videon e plotë ku Albin Kurti refuzon vijat e kuqe ndaj PDK-së”.

Ndërsa duke folur për mundësinë e përfshirjes së PSD-së në Qeveri, Krasniqi tha se prej momentit kur janë formuar si PSD, kanë pasur ofertë me iu bashkëngjit Qeverisë Haradinaj.

“Me pas dasht ishim hi moti në qeveri, por në këtë konstalacion me PDK-në nuk hyjmë në Qeveri. Ne sot themi se kurrë PSD nuk hyn në koalicion me PDK-në pa e dërguar një mandat në opozitë. Jo pse ia kemi inati, por e kanë dëmtuar Kosovën në vitet e fundit”, ka thënë deputeti i PSD-së.

Krasniqi në këtë intervistë ka folur edhe për të ardhmen e PSD-së. Ai tha se kjo parti do ta ketë minimumin e deputetëve që ka aktualisht.

Ndryshe, deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, gjatë intervistës ka konsideruar edhe se Vetëvendosje dhe LDK janë në siklet pasi që, sipas tij, politikat e PSD-së kanë filluar të kenë sukses dhe se siç thotë Frashëri, PSD po bëhet parti faktorizuese në politikën kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori