LAJMI I FUNDIT:

Frashër Krasniqi: VV e LDK në siklet sepse PSD po bëhet parti faktorizuese (Video)

Frashër Krasniqi: VV e LDK në siklet sepse PSD po bëhet parti faktorizuese (Video)

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, konsideron se Vetëvendosje dhe LDK janë në siklet pasi që, sipas tij, politikat e PSD-së kanë filluar të kenë sukses dhe se siç thotë Frashëri, PSD po bëhet parti faktorizuese në politikën kosovare.

Në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, deputeti Krasniqi, ka folur edhe për sms-ët e publikuar, votimin e Buxhetit, si dhe për përfshirjen e PSD-së në dialog.


Frashër Krasniqi: VV po luan fallxhorin - veç mos i ardhtë rasti se Kurti edhe me PDK-në bën koalicion (Video)
Lexo po ashtu Frashër Krasniqi: VV po luan fallxhorin - veç mos i ardhtë rasti se Kurti edhe me PDK-në bën koalicion (Video)

Ai ka thënë se akuzat, të ardhura sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje, se PSD është bërë patericë e Qeverisë dhe PDK-së, janë “fall” dhe të pavërteta.

“Për mua është vajtim kur bën veç kritikë e strategjia opozitare nuk ka asnjë rezultat. Jemi subjekti i vetëm që kemi dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë. I thërras VV-në dhe LDK-në që në momentin që kanë strategjinë për rrëzimin e qeverisë, PSD ka me i dhënë votat”, ka thënë Krasniqi në intervistën për Telegrafin.

Frashër Krasniqi nga PSD, gjatë intervistës për Telegrafin

Në këtë drejtim, ai ka thënë se PSD e ka strategjinë e saj politike – derisa sipas tij, VV dhe LDK bojkotojnë Kuvendin e nuk kanë strategji.

“Ne kemi hy në dialog sepse konsiderojmë se më mirë me mbikëqyrë procesin Kuvendi, se me lanë Thaçin vet. Pasi nuk po mundemi me ndalë, le ta mbikëqyrim procesin. Është hera e parë që Kosova ka projektligj për dialogun dhe se vendimet nuk do të mund të merren pa opozitën. Nëse VV dhe LDK thonë se vetëm ata janë legjitim atëherë pse mos të përfshihen në dialog”.

Duke folur për rëndësinë e projektligjit, Frashëri thekson se ai parasheh që për çdo marrëveshje me Serbinë, do të duhej të merrej mendimi i qytetarëve përmes referendumit.

“Populli i Kosovës ka nevojë me na pa si për FSK-në, sidomos kur është puna në raport me Serbinë.
Serbia është më e përgatitur për dialog sesa Kosova pikërisht për shkak të përçarjeve tona të brendshme”, ka deklaruar Krasniqi.

Deputeti i PSD-së ka folur edhe rreth mesazheve telefonike, të publikuara në media dhe të përfolura së fundmi.

Ai ka thënë se PSD nuk ka asgjë për të fshehur.

“Krejt mesazhet mundemi me i publiku sa i përket buxhetit. I kemi dhënë pesë pikat tona për t’u plotësuar për buxhetin, si projektligji për dialogun, shkarkimi i Rikalos, sistemin pensional, zvogëlimin e zëvendësministrave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori