LAJMI I FUNDIT:

Franca premton mbështetje për sistemin prokurorial në Kosovë

Franca premton mbështetje për sistemin prokurorial në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të shtetit, kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadorin Chabert me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorisë së Shtetit, si dhe përkushtimin e këtij institucioni në luftimin e veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me vepra penale si dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, përcjell Telegrafi.


Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Francës në Kosovë janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare dhe franceze, me theks të veçantë, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit edhe emigrimit ilegal.

Po ashtu, kreu i institucionit të Prokurorisë së Shtetit ka thënë se sistemi prokurorial është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me projektin britanik në procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj dhe zgjedhjen e kryeprokurorëve të disa prokurorive, me ç’rast ambasadori Chabert ka inkurajuar Kryeprokurorin Lumezi që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Shtetit, si dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen efikasitetit në forcimin e sundimit të ligjit.

Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Ambasadorin Chabert, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit francez dhënë sistemit prokurorial dhe institucioneve të drejtësisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori