LAJMI I FUNDIT:

Franca po dërgon një Statujë të dytë të Lirisë në SHBA – ajo “është” motra e vogël e Statujës së Parë në New York

Franca po dërgon një Statujë të dytë të Lirisë në SHBA – ajo “është” motra e vogël e Statujës së Parë në New York

Njujorkezët me padurim po e presin “Ditën e Pavarësisë”: Franca u ka dërguar një Statujë të dytë të Lirisë.

Kjo statujë e re prej bronzi është quajtur “motra e vogël”, është një e gjashtëmbëdhjeta e madhësisë së asaj me famë botërore që qëndron në Ishullin e Lirisë, raporton cnn.


Të hënën, gjatë një ceremonie të veçantë, “motra më e vogël” u ngrit dhe u ngarkua në një enë speciale në Muzeun Kombëtar të Arteve dhe Mjeshtërive (CNAM) në Parisin qendror, ku është instaluar që nga viti 2011 në kopshtin e muzeut. Do të ngrihet në Ellis Island, pikërisht përtej ujit nga origjinali, nga 1 korrik deri më 5 korrik.

Statuja, mbi 450 kilogramë në peshë dhe 10 metra e gjatë, u bë për herë të parë në vitin 2009. Është një kopje e saktë e modelit origjinal të vitit 1878, transmeton Telegrafi.

Replika mban të njëjtin model neoklasik si “motra e saj e madhe” në New York, e cila përfaqëson perëndeshën romake Libertas dhe gjatësi prej 151 metrash deri në maje të piedestalit gjigant.

Ajo është e mbarsur me simbolikë: kurora me shtatë thumba, që përfaqësojnë rrezet e diellit që shtrihen në botë; një tabelë e shënuar me numrat romak me datën e pavarësisë së Amerikës; dhe zinxhirë të këputur dhe pranga të shtrirë në këmbën e majtë, që nënkupton heqjen e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Data e ceremonisë ishte gjithashtu simbolike, e mbajtur menjëherë pas 77 vjetorit të Ditës D gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ushtarë amerikanë dhe të tjerë aleatë zbarkuan në tokën franceze në 1944, duke shënuar fillimin e çlirimit të Evropës Perëndimore nga pushtimi nazist .

Statuja ikonike e Lirisë që mbërriti në Nju Jork në vitin 1886 kishte për qëllim gjithashtu të forconte miqësinë franko-amerikane, në një kohë kur Parisi dhe Uashingtoni ngadalë largoheshin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori