Qeveria franceze do të zbulojë një paketë stimuluese prej 100 miliardë eurosh për të mbuluar ekonominë e saj të goditur rëndë nga kriza shëndetësore botërore COVID-19.

Kryeministri Jean Castex do të përshkruajë “Planin e Rilindjes” të qeverisë gjatë një konference për medie.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha në fund të muajit gusht se paketa është “veçanërisht ambicioze” dhe se është “ndër më të rëndësishmet në Evropë për sa i përket Prodhimi të Brendshëm Bruto”.

Ai gjithashtu tha se kjo do të lejojë “kompanitë të marrin frymë, të investojnë më shumë dhe të jenë më konkurruese” falë një ulje prej 20 miliardë eurosh të taksave.

Qeveria gjithashtu do të ndajë 40 miliardë euro për të mbështetur industrinë dhe shërbimet vendase, 30 miliardë euro për tranzicionin e energjisë, 15 miliardë euro për të rritur inovacionin dhe zhvendosjen e “teknologjive strategjike”.

“Shpresoj që plani i ringjalljes në 2021 të krijojë 160 mijë vende pune”, shtoi Castex

Rritja në Francë u tkurr me 13.8 për qind në tremujorin e dytë. Ekonomia ishte tkurrur tashmë me 5.8 për qind, në tre muajt e parë të vitit.

Banka e Francës vlerëson se PBB do të tkurret me 10.3 përqind këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 dhe ndikimit të saj në ekonomi. /Scan TV/