Franca të martën kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të kufizimeve prej pandemisë. Vendi synon të rikuperojë humbjet në industrinë e vet të turizmit. Operatorët kanë dyshime për të ardhmen e afërt.
Bizneset në rivierën franceze janë në mëdyshje a mund të shpëtohet sezoni turistik në këtë kohë pandemie.
Rreth 90 milionë turistë të huaj vizituan vendin dy vite më parë, duke i sjellë ekonomisë rreth 2,3 trilionë euro.
Nga dita e martë, qeveria franceze do rihapë plazhet dhe restorantet, bareve e kafenetë, dhe do heqë kufizimet për lëvizjet brenda vendit.
Por në qytetin portual të Nisës, në juglindje, operatori i një plazhi privat thotë se nuk e di a do arrijë këtë verë që t’i shfrytëzojë si më parë hapësirat e bollshme që disponon.
Punonjësit sezonalë gjithashtu janë në pritje të përgjigjes në varësi të kërkesës për punë.
“Nuk e dimë fare si do përfundojë, përderisa turistët nuk janë ende duke ardhur nga vendet e tjera. Për fat të keq, mendoj se edhe stafi ka për të qenë i vogël sepse nuk ka klientë që t’u shërbejnë”.
Edhe kryeqyteti francez po bëhet gati për fazën tjetër të lehtësimeve nga java e ardhshme, tani që qendra nuk konsiderohet më zonë e kuqe.
Në Paris, për shkak të dendësisë së popullsisë, do të ketë më shumë kufizime sesa në qytetet e tjera.
Me rregullat e reja, do të lejohet të operojnë vetëm bar-restorantet me ambiente të jashtme, me një distancë jo më të vogël se 1 metër mes tavolinave.
Kjo i ka lënë të pakënaqur pronarët e tyre dhe disa qytetarë.
“Do fillojmë ngadalë duke rihapur kuzhinën, duke rigjetur kontaktet me furnitorët, avash-avash, por me siguri që ato tre tavolinat jashtë nuk do na sigurojnë jetesën”.
“Për fat të keq jo të gjitha këto biznese kanë për t’u hapur sepse shumica nuk kanë ambiente jashtë, për shembull baret e mia të preferuara. Megjithatë është nja hap i mirë, më në fund”.
Nga 2 qershori do rihapen edhe shkollat fillore dhe ato të mesme e të larta në zonat e gjelbra.
Franca është ndër 7 vendet e para në botë për numrin e të infektuarve me coronavirus ndërsa sëmundja infektive atje u ka marrë jetën mbi 28 mijë njerëzve. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre