Ambasada e Francës në Kosovës ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e mjeteve për restaurimin e Katedrales Notre-Dame.

Përmes një njoftimi në llogarinë në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë ka shkruar se falënderon përfaqësuesit politikë, fetarë dhe shoqërinë civile të Kosovës për mesazhet e tyre të mbështetjes.

“Ambasada e Francës në Kosovë falënderon përzemërsisht përfaqësuesit politikë, fetarë dhe shoqërinë civile të Kosovës për mesazhet e tyre të mbështetjes, pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të katedrales Notre-Dame në Paris. Këto mesazhe të bashkë-ndjesisë dhe miqësisë prekin thellësisht popullin francez.
Franca falenderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës.

Djegia e katedrales Notre Dame, Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro Djegia e katedrales Notre Dame, Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë me qëllim të shprehjes së solidaritetit dhe përkrahjes për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri./Telegrafi/