LAJMI I FUNDIT:

Franca e kërcënuar nga një sulm terrorist? Macron me plane alternative për mbajtjen e Lojërave Olimpike

Franca e kërcënuar nga një sulm terrorist? Macron me plane alternative për mbajtjen e Lojërave Olimpike

Franca ka plane të tjera për të zhvendosur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 nga Sena nëse ekziston rreziku i një sulmi terrorist, ka njoftuar presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron tha se organizatorët “mund dhe do të vazhdojnë” të planifikojnë një ceremoni hapjeje më 26 korrik së cilës pritet t’i bashkohen më shumë se 300 mijë njerëz.


Megjithatë, planet për spektaklin me sa duket varen nga siguria.

“Nëse mendojmë se ka rreziqe, ne kemi skenarë të tjerë. Ka plane B dhe C dhe ne po i përgatisim ato”, tha Macron.

Franca ngre alarmin për terror në nivelin më të lartë
Lexo po ashtu Franca ngre alarmin për terror në nivelin më të lartë

Bëhet e ditur se një prej alternativave në rast rreziku mbetet mbajtja e një ceremonie me më pak të pranishëm në Trocadero, zonën përballë Kullës Eiffel ose në Stade de France në veri të vendit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ajo që duan terroristët është të na pengojnë të ëndërrojmë dhe kjo është fitorja e tyre më e madhe”, tha presidenti francez.

Ndryshe, një perimetër sigurie dhe një zonë e kuqe do të vendoset tetë ditës përpara ceremonisë së hapjes.

Siç raportohet, 30 mijë policë do të jenë të pranishëm çdo ditë gjatë Lojërave Olimpike, të mbështetur nga 20 mijë persona të tjerë staf privat.

“Ne do të vazhdojmë të jetojmë dhe të tregojmë se jemi të aftë të realizojmë ngjarje të mëdha”, shtoi Macron.

Biletat VIP për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike po shiten për 2,700 euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori