LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë e javës (Foto)

Fotografitë e javës (Foto)
Një fermer mban disa shalqinj në Jalalabad.

Më poshtë janë disa nga pamjet e përzgjedhura nga redaktorë të fotografisë së Radios Evropa e Lirë, të realizuara nëpër botë gjatë javës që lamë pas.

Një vajzë duke u freskuar në Moskë.
Një burrë qëndron në një kamion të mbuluar me flamur të BE-së derisa protestuesit tregojnë pakënaqësi para zyrës së kryeministrit rumun në Bukuresht.
Disa mbështetës të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një marshi zgjedhor në Stamboll më 22 qershor.
Një fermer mban disa shalqinj në Jalalabad.
Një tifoz maroken luan me një top futbolli në Sheshin e Kuq në Moskë, pasi kombëtarja e tij ka zhvilluar ndeshje me përfaqësuesen e Portugalisë më 20 qershor.
Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës turke mbajnë një marsh masiv në Izmir, pak para zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale të mbajtura më 24 qershor në Turqi.
Gazetarët xhirojnë një makinë në Pekin që besohet të ketë qenë duke bartur liderin verikorean, Kim Jong-un më 19 qershor.
Duke përdorur proteza të krijuara nga babai i saj për këmbë, tetëvjeçarja Maya Mohammad Ali Merhi ec në një kamp të personave të zhvendosur në provincën siriane, Idlib.
Një tifoze ruse shihet teksa reagon duke shikuar Kampionatin e futbollit për Kupën e Botës 2018.
Nxënëset myslimane në Indi duke praktikuar joga në Ditën Ndërkombëtare të Jogës në Ahmadabad më 21 qershor.
Një grua duke biseduar në telefon në një rrugë të vërshuar në Nizhni Novgorod në Rusi.
Disa persona duke shijuar festën e Fitër Bajramit në Pakistan.
Një zyrtar policor tenton të ndalojë një protestues nga një veturë, gjatë protestave kundër marrëveshjes për emrin në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.
Një rrugë e dëmtuar nga tërmeti mbushet me ujë në perëndim të Japonisë.
Aktivistët afganë duke pushuar në Kabul, pas një marshi protestues. Dhjetëra aktivistë kanë arritur në Kabul më 18 qershor, pasi kanë ecur qindra kilometra rreth zonës së luftës në Afganistan, pasi talibanët i kanë dhënë fund armëpushimit të pashembullt në këtë shtet.
Stuhi pluhuri e shoqëruar me shi në veri të Indisë.