LAJMI I FUNDIT:

Fotografi nga protesta e punëtorëve të KEK-ut

Fotografi nga protesta e punëtorëve të KEK-ut

Punëtorët e sigurimit fizik të cilët vite më parë ishin pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se punëtorët fizikë janë të diskriminuar.


Ai theksoi se këta punëtorë janë dëmtuar rrënjësisht, meqë janë të shantazhuar e të shkelur.

“Në vitin 2007 është tenderuar paligjshëm ky departament. Kjo qeveri që është tani kur ishte në opozitë ishte njëzëri me neve. Protesta të këtij departamenti ka pasur në vazhdimësi, nuk është dëgjuar zëri dhe nuk është respektuar ligji. Qeveri e nderuar edhe sot këtu tenderohet paligjshëm. Unë kërkoj nga kryeministri që të anulohen këta tenderë të paligjshëm”, tha ai.

Aty u paralajmërua që do të ketë protesta edhe më radikale edhe brenda objektit të KEK-ut.

Telegrafi përmes fotografive do të ju sjellë pamje nga protesta e mbajtur në sheshet e Prishtinës, deri para objektit të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/