LAJMI I FUNDIT:

Foshnja e parë mashkull në vitin 2017 në Shkup

Foshnja e parë mashkull në vitin 2017 në Shkup

Foshja e parë në Shkup në vitin 2017 është mashkull, ka lindur në orën 04:15 në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Foshnja peshon 3 kilogram dhe i gjatë 53 centimetra. Ky është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini, njoftuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza.


Tradicionalisht pritet që foshnjen dhe nënën e tij ta vizitojë edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski./Telegrafi/