LAJMI I FUNDIT:

Forumi Ekonomik Botëror: Energjia elektrike vazhdon të mbetet e shtrenjtë dhe më pak e qëndrueshme

Forumi Ekonomik Botëror: Energjia elektrike vazhdon të mbetet e shtrenjtë dhe më pak e qëndrueshme

Një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror tregon se më shumë njerëz se kurrë më parë mund ta përdorin energjinë elektrike, por sistemet energjetike janë bërë më të shtrenjta dhe më pak të qëndrueshme se pesë vjet më parë.

Ndërsa, më pak se një miliard njerëz jetojnë tani pa pasur energji elektrike, shqetësimet mbi përballueshmërinë dhe barazinë e përdorimit të energjisë janë në rritje.


Raporti “Përmirësimi i Efikasitetit të Energjisë”, bën thirrje për veprim urgjent nga ana e politikëbërësve dhe e biznesit për të mbrojtur zhvillimin e energjisë për brezat e ardhshme.

“Pavarësisht kontributit të lartë nga sektori i energjisë në zhvillim ekonomik dhe rritjes për shkak të rezervave të mëdha të lëndëve djegëse fosile, Nigeria renditet në fund të 10 për qind të vendeve me rezultate të ulëta të sistemit të përgjithshëm dhe mungesë të infrastrukturës lehtësuese”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Kjo tregon se ndërkohë që sistemet e tanishme të vjetruara të energjisë nuk janë gati për fazën kalimtare, po krijohet një mjedis i përshtatshëm për ta mbështetur këtë proces.

Ka pak ndryshime nga viti i kaluar në krye të tabelës, Suedia mban vendin e parë, e ndjekur nga Zvicra, Norvegjia dhe Finlanda.

Raporti thotë se pavarësisht nga diversiteti i vendeve më të suksesshme në përzierjen e tyre primare të energjisë, sistemeve dhe burimeve, të gjitha kanë karakteristika të caktuara, duke demonstruar një kombinim të përparimeve teknike dhe politikëbërjes dhe zbatimit efektiv.

Eksportuesit e lëndëve djegëse fosile, si Nigeria, Mozambiku dhe Venezuela, ndeshen me barriera të mëdha në tranzicionin energjetik, ashtu si edhe vendet me konsumim joproporcional të lartë të qymyrit, si Afrika e Jugut dhe Mongolia. /Telegrafi/