LAJMI I FUNDIT:

Formula 1, Alonso është piloti më i paguar

Formula 1, Alonso është piloti më i paguar

Në Formula 1 janë tre pilotë që qëndrojnë shumë lart të tjerëve, jo për sa i përket nivelit, por për të ardhurat që derdhin në llogarinë e tyre në fund të çdo viti.

McLaren ka qenë në rënie konstante gjatë dy sezoneve të fundit, por Fernando Alonso pavarësisht gjithçkaje vazhdon të mbetet piloti më i paguar në këtë sport.

Janë publikuar pagat që do të përfitojnë pilotët në vitin 2017 dhe në vendin e parë qëndron dy herë kampioni i botës, i cili nuk ka rivalë pasi përfshirë edhe bonuset arkëton plot 37.7 milionë euro në një sezon, transmeton SuperSport.

Rosberg: E doja Alonson te Mercedesi, por do të kishte ‘fishekzjarrë’ me Hamilton
Lexo po ashtu Rosberg: E doja Alonson te Mercedesi, por do të kishte ‘fishekzjarrë’ me Hamilton

Menjëherë pas tij pozicionohet Lewis Hamilton. Tri herë kampioni i botës në Formula 1 nga kontrata aktuale me Mercedesin përfiton 29.2 milionë euro në vit pa përfshirë bonuset në rast të arritjes së objektivave.

Vetëm 900 mijë euro më pak se Hamilton arkëton gjermani Sebastian Vettel te Ferrari duke u pozicionuar i treti në këtë klasifikim special.

Valteri Bottas, i cili vetëm pak muaj më parë nënshkroi me Mercedesin, mban vendin e katërt pasi do të përfitojë në total tetë milionë euro në vitin 2017, i ndjekur nga Kimi Raikkonen me 6.6, Daniel Ricciardo me 6.1 dhe Felipe Massa me 4.7 milionë euro.

Piloti më pak i paguar është Pascal Wehrelin, i cili firmosi një kontratë me Sauberin nga e cila do të përfitojë 150 mijë euro në vitin 2017.