LAJMI I FUNDIT:

Formimi i Qeverisë së re, në rast se Kurti nuk i kthen përgjigje Thaçit atëherë presidenti i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Formimi i Qeverisë së re, në rast se Kurti nuk i kthen përgjigje Thaçit atëherë presidenti i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka përfunduar konsultat me partitë politike sa i përket ndërmarrjes së veprimeve pas rrëzimit të Qeverisë.Menjëherë pas përfundimit të këtyre takimeve, presidenti Thaçi i është drejtuar me dy letra kryeministrit në detyrë njëherësh liderit të LVV-së, Albin Kurti ku i ka kërkuar që të propozojë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë kërkesë të presidentit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit Thaçi në “një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”.

Sa i përket kësaj çështje, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Telegrafin, se presidenti Hashim Thaçi sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë t’ia kërkojë një partie tjetër mandatarin për formimin e Qeverisë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë t’i drejtohet ndonjë partie tjetër politike për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë. Si Kushtetuta ashtu edhe praktika e kësaj gjykate qëndrojnë të heshtura lidhur me afatin për propozimin e mandatarit nga partia fituese”, ka thënë Miftaraj.

Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë

Miftaraj ka shtuar se në rast se Lëvizja Vetëvendosje zgjat heshtjen sa i përket propozimit të mandatarit, atëherë presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

“Përjashtimisht, nëse kjo heshtje e VV mund të zgjatet, Presidenti mundet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me këtë situatë. Pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti nuk mund të procedoj tutje me partitë tjera që përfaqësohen në Kuvend”, u shpreh Mifataraj.

Politologu Ramush Tahiri ka thënë për Telegrafin se veprimet e presidentit Hashim Thaçi do të jenë varësisht nga përgjigja që do t’i kthejë kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Nëse Kurti e dërgon emrin atëherë procedohet, presidenti e dekreton atë emër dhe ai pastaj ka 15 ditë afat që të dalë me kabinetin qeveritar në Kuvend. Nëse nuk e dorëzon emrin e mandatarit për shkak se është kohë e pandemisë atëherë presidenti ia jep mandatin një partie tjetër”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se momenti kur presidenti mundet me ju drejtua Gjykatës Kushtetuese, është në rast se Albin Kurti nuk i kthen asnjë përgjigje lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë.

“Në rast se Kurti nuk i kthen përgjigje hiq presidentit e që nuk është e paraparë më Kushtetutë afati se kur duhet t’i kthej, atëherë presidenti i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kërkon sqarim për tejkalimin e gjendjes së krizës”, u shpreh Tahiri.

Kurti: Thaçi ka bërë shkelje duke anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës - do t'i përgjigjemi në një moment të përshtatshëm
Lexo po ashtu Kurti: Thaçi ka bërë shkelje duke anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës - do t'i përgjigjemi në një moment të përshtatshëm

Politologu përmendi edhe një mundësi tjetër, duke thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti mund t’i drejtohet vetë përmes një letre Kuvendit të Kosovës dhe të kërkoj shpërndarjen e tij ose të kërkojë zgjatje të mandatit.

“Kryeministri ka kërkuar me u mbajt zgjedhjet dhe mundet me iu drejtu me një letër Kuvendit ose me kërkua prolongim ose shtyrje të mandatit të vet deri të kalon kriza e pandemisë ose me i kërku që në këto kushte që jemi Kuvendi duhet me u vetë shpërnda në mënyrë që me hy në zgjedhje. Për momentin lëvizja është tek kryeministri. Ai e ka marrë një letër nga presidenti dhe duhet t’i kthejë një përgjigje. Përgjigje është edhe mos kthimi i përgjigjes”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka theksuar se presidenti nuk e ka afat të caktuar se sa duhet të presë për përgjigje që pastaj me iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i Kurtit në këtë rast dhe të shohim se si do të sillet kur ta merrë vendimin, a do ta ketë përballë interesin e qeverisë apo vetëm të VV-së si parti politike.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars, nga ana e shumicës së deputetëve të Kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.

Mocioni i mosbesimit ndaj të Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori