LAJMI I FUNDIT:

Formati ndërkombëtar i talent show “Ti Vlen” së shpejti në Vizion Plus

Formati ndërkombëtar i talent show “Ti Vlen” së shpejti në Vizion Plus

Së shpejti pritet të fillojë spektakli i talentëve të të gjitha fushave në formatin ndërkombëtar “Tu si que Vales” në televizionin shqiptar Vizion Plus.

Tashmë kanë filluar audicionet për “Tu si que Vales” apo në shqip “Ti Vlen” që do të transmetohet në televizionin “Vizion Plus”.

Ky është format ndërkombëtar i ardhur nga Spanja dhe Italia ku ka pasur sukses të madh dhe që tashmë patenta e tij ka arritur edhe në Shqipëri.


Së shpejti pritet të fillojë dhe gara në javët e para, pasi të jenë përzgjedhur nga audicionet më të mirët për këtë talent shou.

30 mijë euro është shuma që do të fitojë ai që arrin të zë vendin e parë. /Telegrafi/