Liverpooli është nikoqir i Crvena Zvezdas në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Redsat janë në vend të dytë në Grupin C me tri pikë të arkëtuara nga një fitore dhe një humbje.

Skuadra angleze e mposhti Paris Saint Germainin me rezultat 3-2 në xhiron e parë, mirëpo pësoi nga Napoli (1-0) në xhiron e dytë.

Trajneri Jurgen Klopp e ka gati formacionin fitues për ndeshjen, nga e cila kërkon pikë të plota.

Formacioni zyrtar i Liverpoolit: Alisson, Robertson, Van Dijk, Gomez, Trent, Shaqiri, Fabinho, Wijnaldum, Mane, Firmino, Salah.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Paris Saint Germainit dhe Napolit.

Ekipi italian është lider i Grupit C me katër pikë të arkëtuara, nga një barazim dhe një fitore. /Telegrafi/