LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i UEFA për Ligën e Kampionëve ka rrjedhur në media – dominojnë Real Madridi dhe Liverpooli, mungon Mo Salah

Formacioni më i mirë i UEFA për Ligën e Kampionëve ka rrjedhur në media – dominojnë Real Madridi dhe Liverpooli, mungon Mo Salah

Formacioni më e mirë i UEFA-s në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021-2022 është zbuluar një ditë më herët – dhe përmban disa befasi të mëdha.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të mbahet të enjten, ku zakonisht ky event përdoret edhe për të shpallur ekipin e turneut për sezonin e kaluar.

Por këtë vit, një raport teknik i publikuar nga UEFA të mërkurën ka zbuluar formacionin e plotë.


Finalistët Real Madrid dhe Liverpool kanë të dy nga katër lojtarë në skuadër – edhe pse nënshkrimi i verës së Real Madirdit, Antonio Rudiger që luajti për Chelsean në këtë garë e vitit të kaluar, ka zënë vend po ashtu.

Thibaut Courtois u zgjodh si portier pasi pa dyshim ishte lojtari yll i turneut – ku belgu bëri nëntë pritje në fitoren në finale ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, pjesa tjetër e mbrojtjes përbëhet nga The Reds, me Virgil van Dijk të rrethuar nga Andy Robertson dhe Trent Alexander-Arnold.

Nga Liverpooli mungon Mo Salah shënoi vetëm një gol në fazën e eliminimit, duke mos e ndihmuar edhe aq shumë skuadrën.

Vinicius Jr dhe Karim Benzema, janë në sulm, me francezin që e përfundoi garën si golashënuesi më i mirë me 15 gola.

Vinicius kontribuoi me katër gola dhe shtatë asistime dhe gjithashtu shënoi golin fitues të finales.

Luka Modric dhe Fabinho janë dy lojtarët e tjerë që përfaqësojnë Real dhe Liverpool dhe atyre u bashkohet Kevin De Bruyne në mesfushë.

Lojtari i fundit në ekip është Kylian Mbappe, pavarësisht largimit të Paris Saint-Germain në fazën e hershme nga gara më e madhe për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve vjen me katër përballje të zjarrta, vëmendja në Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori