Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë aktualisht në botë – vlera e ekipit kalon shumën e një miliard euro

Tifozët tradicional të futbollit mund të urrejnë këtë fakt, mirëpo futbolli në ditët e sotme është kthyer më shumë në një biznes se sa një sport.
Futbolldashësit e vjetër kërkojnë që futbolli mos të përzihet me biznes, por një gjë e tillë është e pamundur kur mendon se çfarë shuma të mëdha janë në pyetje.
Transfermartk ka përpiluar formacionin më të shtrenjtë aktualisht në botë, derisa shuma kalon vlerën e një miliard eurove.
Faqja që merret me statistika dhe vlerësim të lojtarëve, ka bërë të ditur se kjo skemë vlen rreth 1.19 miliard euro:
Portier - Jan Oblak | Atletico Madrid | €90m
Mbrojtës i majtë - Alphonso Davies | Bayern Munich | €80m
Mbrojtës qendror - Virgil van Dijk | Liverpool | €80m
Mbrojtës qendror - Matthijs de Ligt | Juventus | €70m
Mbrojtës i djathtë - Trent Alexander-Arnold | Liverpool | €110m
Mesfushor defanziv - Joshua Kimmich | Bayern Munich | €85m
Mesfushor ofanziv - Kevin De Bruyne | Manchester City | €120m
Mesfushor i djathtë - Raheem Sterling | Manchester City | €128m
Sulmues - Kylian Mbappe | PSG | €180m
Sulmues - Neymar | PSG | €128m. /Telegrafi/























































