Formacionet zyrtare, Shqipëri – Spanjë

Kombëtarja shqiptare dhe ajo spanjolle kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Shqipëria dhe Spanja do të ndeshen mes vete në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin G, në kuadër të kualifikimeve të botërorit ‘Rusia 2018’.
Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi dhe ai i Spanjës, Julen Lopetegui kanë vendosur të luajnë me formacionet që ata mendojnë që janë fituese.
Kjo pasi, dëshirojnë që nga ky takim të dalin me sa më shumë pikë, në mënyrë që në vazhdim kualifikimi të jetë më i lehtë.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Mavraj, Xhimshiti, Agolli; Lila, Memushaj, Xhaka; Lenjani, Balaj, Roshi.Spanja: De Gea; Ramos, Piqué, Monreal; Iniesta, Busquets, Koke, Thiago; Silva, Diego Costa, Vitolo.

Nga
Telegrafi
09/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































